Latifi shkon në spitalin e Mitrovicës, Bajrami e kritikon për mospjesëmarrje në komision

02 gusht 2022 | 11:44

Ministri i Shëndetësisë, Riftat Latifi, ka shkuar të martën për vizitë në spitalin e Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë me dije në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike për shqyrtimin e raportin të auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021, ku ministri Latifi nuk ka marrë pjesë.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë për mospjesëmarrje, duke thënë se ka mundur ta përfundojë mbledhjen dhe më pas të shkonte në spitalin e Mitrovicës.

“Nuk po them që vizita në spitalin e Mitrovicës është e parëndësishme, për juve është e rëndësishme, por për mua më e rëndësishme do të ishte ministri me qenë këtu. Ka mundur ta përfundojë mbledhjen dhe të shkojë. Prej orës 10:00 është atje. Kjo po bëhet me qeverinë e juaj, asnjëherë përpara nuk ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e…