Klinaku publikon letrat që i këmbyen me Kurtin për veteranët e UÇK-së

02 gusht 2022 | 12:29

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UVLUÇK), Faton Klinaku, ka publikuar letrat e këmbyera me kryeministrin Albin Kurti, për çështjen e veteranëve, të cilët kanë protestuar dy herë që të përfshihen në projektligjin për pagën minimale.

Në letrën e publikuar nga Klinaku, kryeministri Kurti ka kërkuar hartimin e një ligji të ri i cili nis një proces vlerësimi e verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare. Ndërkohë derisa të përfundojë procesi i ri, si mbështetje shtesë Kurti ka thënë mund të ofrojnë përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës.

Por, në përgjigjen e OVLUÇK-së është konsideruar ndërhyrje në procesin gjyqësor propozimi për hartimin e një ligji të ri i cili nis një proces vlerësimi dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare. “Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë qenë dhe nuk janë kompetente për vlerësim e verifikim, por janë të hapura për bashkëpunim… Neve na intereson që veteranët e luftës së UÇK-së të trajtohen dinjitetshëm, dhe do të ishte mirë që të hiqet neni që ua ndalon punësimin atyre”, është thënë në letrën e OVLUÇK-së, dërguar Kurtit.

Ndërsa propozimet e kryeministrit Kurti kanë qenë këto: “Të fillojmë menjëherë bashkërisht hartimin e një ligji të ri, i cili nis një proces vlerësimi e verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare, me këtë ligj do të siguronim nxjerrjen e një liste të saktë të të gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën çlirimtare. Hartimi i ligjit dhe procesi i verifikimit të kryhet në një kohë sa më shpejtë. Ndërkohë derisa të përfundojë procesi i ri, si mbështetje shtesë mund të ofrojmë përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar”.

poshtë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës vazhdon të jetë në krye të elitës…