OEK-u kundërshton lejimin e importit të veturave të vjetra

03 korrik 2018 | 12:14

 Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) u është bashkëngjitur zërave që kundërshtojnë lejimin e importit të veturave të vjetra.

“Me shqetësim jemi duke përcjellë disa deklarata dhe kërkesa të deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës që kërkojnë heqjen e kufizimeve për import të veturave më të vjetra se 10 vite. Paradoksi qëndron në faktin që derisa në Evropë dhe vende të zhvilluara bëhet ‘luftë’ dhe hartim i strategjive për të ndaluar tërësisht lëvizjen e veturave nëpër qendra të mëdha dhe në veçanti ndalimin e veturave diesel, në Kosovë ndodh e kundërta ku krahas kaosit ambiental që mbretëron, nga deputetët kosovarë kërkohet që Kosova të shndërrohet në deponi të mbeturinave pa pasur parasysh faktin e dëmit që u shkaktohet qytetarëve, por edhe sigurisë në komunikacion ku jemi dëshmitarë që po thyejmë rekorde të aksidenteve, madje edhe me fatalitet e një ndër arsyet është edhe mossiguria në rrugë dhe vjetërsia e veturave”, është theksuar në komunikatën e OEK-ut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër shqiptarët që e përfaqësojnë Zvicrën, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri,…