MEZI IKA NGA ËNDRRA

02 gusht 2022 | 14:48

Sabile Keçmezi-Basha

Mezi ika nga një ëndërr e keqe mbrëmë
Që më mbylli gojën, kënd nuk mund të thirrja
Frikohesha se do mbyteshim në stuhi
Këmbët sa një trohë më kishin mbetur
Nuk mund të vrapoja nga ëndrra e ligë

Flokët fije-fije më shkonin luginës
Hijet e zeza luhaja ndërtonin
Thonjtë e këmbëve më hanin lëkurën
Brinjët e shkërmoqur qeshnin përtej ëndrrës

Thirra sa munda
Që të më zgjoj dikush nga gjumi
Nuk dëgjoi askush rënkimin tim
Dikush përtej ëndrrës më tha
E tërë rodin e ka zënë peng ëndrra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën…