Nuza ndan drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës

02 gusht 2022 | 15:00

Ndeshja e rrethit të tretë në Ligën e Konferencës, RFS – Hibernians, do të drejtohet nga gjyqtarët e Kosovës.

Është Genc Nuza, ai që do ta ndajë drejtësinë në këtë duel, e të cilit do t’i asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu. Ky takim zhvillohet të enjten në orën 18:00, në Letoni. Delegimi nga UEFA në këtë fazë të garave është një vlerësim i madh që i bëhet gjyqtarëve tanë, të cilët dita-ditës po dëshmojnë gjithnjë e më shumë kualitetin e tyre në ndarjen e drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës…