Kosova U18 regjistron humbjen e katërt

02 gusht 2022 | 15:11

Kosova është mundur nga Norvegjia me rezultat 59:50 (13:13, 16:10, 14:10, 16:17), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18. Kjo ishte humbja e katërt në katër ndeshje të zhvilluara.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej në rezultat dhe kjo periudhë përfundoi 13:13. Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, por në fund të kësaj pjese, norvegjezët hyn në një seri të suksesshme dhe shkuan në pushim me rezultat 29:26. Edhe në periodën e tretë u shënuan shumë pak pikë, ku Dardanët tentuan, por nuk arritën të rikthehen, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 43:33.

Në çerekun e fundit basketbollistët u afruan në pesë pikë, 57:52, por nuk arriti të bëjë më shumë, duke pësuar 59:50. Te Kosova u dallua Bardh Istrefi me 20 pikë e 11 kërcime. Dardanët ndeshjen e fundit në grupe e zhvillojnë nesër ndaj Bosnje e Hercegovinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan me 1 gusht ndihmë…