Rusia akuzon ShBA-të për përfshirje të drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë

02 gusht 2022 | 16:00

Një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes në Rusi pretendon në ShBA-të po planifikojnë të dërgojnë në Ukrainë artilerinë e rëndë HIMARS të prodhuar në Amerikë. Gjenerali Igor Konashenkov ka thënë se këto informacione janë marrë nga telefonatat e përgjuara mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas.

Megjithatë BBC thekson se nuk ka verifikuar në mënyrë të pavarur pretendimet e Rusisë. Kujtojmë se në të kaluarën Rusia ka akuzuar më parë Uashingtonin për “luftën proxy” në Ukrainë.

“Administrata e Bidenit është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për të gjitha sulmet me raketa të bëra nga Kievi në zonat e banuara dhe objektet e infrastrukturës civile në vendbanimet e Donbas dhe rajoneve të tjera që shkaktuan vdekje masive të civilëve”, ka thënë Konashenkov.

Në prill, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov tha se vendimi i presidentit të ShBA-së Joe Biden për të furnizuar Ukrainën me miliarda dollarë armë do të thotë “Nato, në thelb, është përfshirë në një luftë me Rusinë përmes një përfaqësuesi dhe po e armatos atë përfaqësues”.

Gjatë gjithë konfliktit në Ukrainë, Rusia është akuzuar për krime të shumta lufte dhe krime kundër njerëzimit. Javën e kaluar, Ukraina akuzoi Moskën për bombardimin e një burgu në Donetsk të mbajtur nga separatistët për të mbuluar akuzat për torturë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…