KB Prishtina përforcohet me Kakrukin

02 gusht 2022 | 16:05

KB Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar me talentin nga Maqedonia e Veriut, Valmir Kakruki. Ky i fundit pati një sezon të suksesshëm në elitën maqedonase me KK Rabotnickin, ku në 32 ndeshje pati mesatare prej 10.2 pikë, 5.7 kërcime dhe 0.5 bllokada për ndeshje.

“Valmir Kakruki (205cm) 21 vjeçar i lindur në Maqedoni Veriore , vjen pas një sezoni të suskesshëm në elitën maqedonase me KK Rabotnički ku në 32 ndeshje pati mesatare prej 10.2 pikë, 5.8 kërcime dhe 0.5 bllokada për ndeshje”, thuhet në njoftim.

Kakruki ka qenë rregullisht pjesë edhe e grupmoshave të reja U16, U18 dhe U20 në Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut. Më herët ka luajtur për KK Vardar, KK Akademija FMP dhe për KK MZT Skopje U19 në Junior ABA LIGA. Sigal Prishtina i beson potencialit të tij dhe shpreson që t’i shërbejë si ‘trampolinë” për karrierën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes në Rusi pretendon në…