Ish-ushtari i UÇK-së, tani zyrtar i policisë, thotë se nuk u ndihmua nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore

02 gusht 2022 | 16:57

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Brahim Sedolli, ka probleme shëndetësore dhe duhet të mjekohet jashtë vendit.

Sedolli ka thënë se atij i është shpërthyer një nerv i cili e furnizon trurin.

Ai theksoi se shuma e trajtimit që duhet sillet nga 24 mijë e deri në 27 mijë euro, andaj për mbuluar këtë shumë ka nevojë për ndihmën tuaj.

“Qe një kohë kam probleme shëndetësore. Kam qëndruar në QKUK dhe dje jam liruar nga trajtimi. Mua më është shpërthyer një nerv në tru dhe më është enjtur syri, pra gati e kam ta humbas edhe syrin, Sëmundja ime është rasti i dytë në Kosovë. Mjekët në QKUK më kanë udhëzuar të operohem jashtë vendit “- tha Sedolli.

Brahim Sedolli, i cili që nga 99-ta i shërben qytetarëve si polic tha se ka aplikuar për ndihmë edhe në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, por është refuzuar.

“Për ndihmë kam aplikuar edhe në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, por jam refuzuar me arsyetimin se sëmundja ime nuk gjendet në listën e sëmundjeve që duhet të trajtohen jashtë vendit” – tha ai.

Të gjithë ata që kanë mundësi dhe duan të ndihmojnë mund ta bëjnë këtë përmes xhirollogarisë:

Raiffeisen Bank: 1502040000082524

Ose për informata më të hollësishme mund të kontaktojnë: 044 218 379.

Njoftimi i plot pa ndërhyrje nga Brahim Sedolli:

Dua të ndaj një info me ju të gjithë, si një ish Ushtarë i Ushtrisë Qlirimtare të Kosovës -98-99  tani që nga viti 2000 pjestarë i Policisë së Kosovës, kët muaj jam ballafaquar me probleme shëndetsore ku kam marr tretman në Q,K.U.K-Prishtinë por tani ata janē tërhjek duke më liruar nga spitali dhe rekomanduar që shërimi imë duhet të bëhet jasht Kosove dhe atë Urgjent.

Për at kam apliku në fondin e sigurimeve Shēndetsore -Ministri Shëndetsisë-Prishtinë.

Pas disa dite pritje duke rrezikuar dhe shëndetin tim por sot -:UD Drejtori i fondit: BUJAR KAÇURI më dha lajmin negativë.

Andaj duke mos pas shpresë për ndihmë nga ana e shetit tim jam i deturuar të kërkoj ndihmë pēr sherim te ju  të gjithë pasi sherimi nuk do jet me kosto tē vogël pēr mua si familje.

Lind pytja a është ky shteti qē s’dojmë ne!

Duke mos harruar asnjë moment përkrahjen ndaj meje nga ana e Dr: Samir Bytyqi respekt maksimal.

Neser do iku nga Kosova për të gjet sherimë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka ironizuar me një deklaratë…