Hoxha: Procesi i integrimit është kompleks dhe kërkon shumë reforma

03 korrik 2018 | 13:21

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me kërkesë të Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, ka informuar anëtarët e këtij Komisioni për projektin për asistencë teknike të Luksemburgut i cili është në kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Zhvillimor, Asistencë Teknike në Kontekst të Integrimit Evropian.

Ajo ka treguar se pas negocimit, më 7 mars të këtij viti është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimi në kontekst të integrimit evropian me Qeverinë e Luksemburgut për mbështetje të institucioneve të Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e MSA në disa fusha prioritare dhe mbështetje për komunikim efektiv të procesit të MSA-së.

“Asistenca ofrohet për trajnim, trajnim të trajnerëve, nevoja ad-hoc për ekspertizë dhe politika të caktuara dhe hulumtime gjithëpërfshirës i politikave të BE-së për të ndihmuar në formulimin e politikave nacionale dhe përafrimin e legjislacionit”, ka deklaruar Hoxha.

Ministrja Hoxha ka bërë me dije se fushat prioritare bazohen në prioritetet e MSA-së dhe përfshijnë 10 fusha të politikave nga të cilat 9 kapituj të Acquis dhe një temë horizontale.

Sipas saj, projekti planifikohet të realizohet për 4 vite, shuma e mbështetjes është 2.1 milion euro nga të cilat Luksemburgu jep grant 2 milion euro kurse bashkëfinancimi nga Ministria e Integrimit është 100 mijë euro.

Hoxha ka thënë se projekti do të menaxhohet nga Komiteti i përbashkët Drejtues (MIE, Luksemburg) dhe do të implementohet nga Ministria e Integrimit.

Po ashtu ajo ka bërë me dije se projekti për zhvillimin e kapaciteteve në vlerë prej 1.5 milion euro është duke u negociuar me Qeverinë e Norvegjisë, për 9 kapituj të ri.

Gjithashtu ministrja Hoxha ka thënë me këtë rast se procesi i integrimit është kompleks dhe kërkon reforma në shumë sektorë, dhe sipas Hoxhës, për këtë kapacitetet institucionale janë ndër faktorët kyç.

“Ministria e Integrimit në bashkëpunim me institucionet tona dhe partnerët duke përfshirë Zyrën e BE-së, ka identifikuar një numër të fushave prioritare të MSA-së, të ashtuquajturit kapituj të Acquis, ku do të kontribuohet në forcimin e kapaciteteve. Qëllimi është zbatimi efikas i MSA-së në veçanti dhe agjendës së integrimit”, është shprehur Hoxha.

Ajo ka kërkuar që të ofrohet mbështetje edhe për ministrat dhe komisionin sepse  sipas Hoxhës, asistenca për shërbimin civil duhet të koordinohet edhe me asistencë për nivelin politik për implementimin e MSA-së.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka marrë pjesë…