Futbollisti i Kosovës transferohet te Sparta Praga

03 gusht 2022 | 13:59

Futbollisti i Kosovës në futsall, Jeton Rukovci ka nisur një aventurë të re në Evropë. Lojtari nga Gjilani është transferuar te klubi i Sparta Pragës në Çeki. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit çek në rrjetet sociale.

“Sparta raporton përforcimin e parë për 2022/23. sezoni. Fanellën e kuqe do ta bartë kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe lojtari më i mirë i vitit paraprak të ligës së Kosovës, Jeton Rukovci”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, është duke shijuar së…