Mbahet takimi konsultativ për hartimin e strategjisë së FFK-së 2023-2028

03 gusht 2022 | 14:20

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka mbledhur ekipin e brendshëm të FFK-së për hartimin e strategjisë 2023-2028, e cila do të bëhet nën udhëheqjen e UEFA Grow Team.

Në këtë takim, ku ishin të pranishëm edhe nënkryetari Agim Dibrani dhe anëtarja e KE-së, Vjollca Krasniqi, i pari i FFK-së ka kërkuar nga përgjegjësit e të gjitha sektorëve që t’i paraqesin idetë, nevojat dhe propozimet e tyre në hartimin e strategjisë dhe njëherësh ka kërkuar të punojnë me përkushtim të madh dhe me saktësi, në mënyrë që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe për herë të parë FFK-ja ta ketë strategjinë e saj, e cila do të jetë e aprovuar edhe nga UEFA. Ademi theksoi rëndësinë e madhe që ka hartimi i strategjisë, i cili do t’i paraqesë prioritetet dhe do t’i japë dimension tjetër zhvillimit të futbollit kosovar.

Ai ka thënë se FFK-ja ka bërë hapa të mëdhenj përpara pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, porse tani ka ardhur koha për ta rritur ndjeshëm volumin e punës në të gjitha segmentet, në mënyrë që e ardhmja e futbollit të jetë e sigurt dhe të gjithëve t’u jepet mundësi e barabartë për të qenë pjesë e kësaj loje. Takimi i radhës i ekipit të hartimit të strategjisë do të mbahet më 12 gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar rezolutë në…