UEFA vendos teknologjinë gjysmë të automatizuar dhe në Champions, ja risia e madhe

04 gusht 2022 | 08:47

UEFA do të fillojë përdorimin e teknologjisë së re gjysmë të automatizuar të pozicionit jashtë lojë (SAOT) që në fillim të javës së ardhshme, e cila mund të revolucionarizojë futbollin botëror.

Sistemi do të përdoret në ndeshjen e Superkupës së Evropës, por do të jetë në përdorim edhe nga faza e grupeve të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Ideja origjinale për SAOT ishte që teknologjia të prezantohej për herë të parë në Kupën e Botës në Katar. UEFA konfirmoi sot se SAOT do të debutojë në kompeticionet e saj në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Eintracht Frankfurt, që do të luhet në Helsinki.

SAOT është një teknologji që do të vendosë për pozicionet jashtë lojë në teknologjinë 3D, dhe nga pamja e regjistrimeve është shumë e ngjashme me atë që ndodh në tenis.

Dhjetë kamera do të kapin 18 “pika” në trupin e lojtarit në çdo kohë, duke monitoruar çdo lëvizje të tij me deri në 50 goditje në sekondë. Me ndihmën e teknologjisë më të avancuar, vendimet do të merren përmes sistemit VAR nëse një lojtar është ose jo në pozicion jashtë loje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesi i së enjtes është i qetë në shumicën prej…