Valle me motive nga Reka e Epërme

04 gusht 2022 | 11:15

Krijimtaria mjeshtërore e Prof. Haki  Mulliqi

Nga: Prof. Dr. ENIS Rafet JAKUPI

Këto dite u rilind edhe një burim oksigjeni, për të kaluarën, traditat, artin dhe kulturën  e Rekës së Epërme.

Vallja e Rekës së Epërme

Interpretimi autentik dhe kërcimi origjinal i valkeve të Rekës së Epërme.

Vallëzimi është një formë arti që në përgjithësi i referohet lëvizjes së trupit, zakonisht ritmike dhe në muzikë, përdoret si një formë e të shprehurit, bashkëveprimi social ose të paraqitura në një gjendje shpirtërore apo përcaktimit të performancës.

Melosi shqiptar nga Reka e Epërme i shpalosur me Tablonë Koreografike të punuar mjeshtërisht nga Prof. Haki Sh. Mulliqi dhe interpretuar nga artistët e SHKA “Jahi Hasani” Çegran, Gostivar, e madhështoi festivalin ndërkombëtar “Rudina fest”

Me interpretim autentik, me kërcim karakteristik dhe origjinal të trevës, valltarët e shkëlqyer të SHKA “Jahi Hasani” nga Çegrani, Armendi, Anisa, Nuriani, Sara, Gëzimi, Beneta, Alinafiu, Labinoti, Viola, Rinori, Elza, Selxhanja e Liria arritën t’a zbërthejnë idenë dhe vizionin artistik, koreografik dhe regjisorial të autorit, kështu artistët arritën të futen brenda idesë dhe të animojnë audiencën e shumtë prezentë. Meloditë autoktone nga treva e Rekës së Epërme, me kavaj dhe gajde të interpretuara mjeshtërisht nga Adnan Aliu dhe Emin Xhaferi ishin në shtratin e tyre burimor dhe profesional. Kori i mrekullueshëm i grave, me këndimin ekzotik dhe me vokalin e tyre të jashtëzakonshëm, për një çast na dërgoi në lashtësinë historike të kombit shqiptar.

Për përgatitjen skenike të trupës së ansamblit meritor është koreografi i SHKA “Jahi Hasani” Berat Xhelili, respekti dhe dekorata kryesore i takon drejtori te festivalit Zani Memedi.

Vallja e Rekës së Epërme ku gjejmë shpirtin tone, shqiptar, ilir e pellazg.

Me vallet lidhet jeta dhe e kaluara, vallet janë histori, tregime dhe legjenda e mbi gjitha arkitekturë. Aty gjejmë shpirtin tone, shqiptar, ilir e pellazg, është rëndë të përcaktohesh se ku gjallëron ai. Por këto arkitektët kulture e kanë gjetur dhe e kanë sjell në skenë. Vallja dhe arkitektura ne pamje të par si dy forma arti duken shumë larg njëra tjetrës. Mendojmë se nuk kanë cilësi te përbashkëta a ne realitet kanë shumë elemente të përbashkëta. Te dyja përshkruajnë jetën, krijimin e formës ne hapësirë, ekzistojnë me kohë në hapësirë. Se dyti janë të dukshme aty shfaqet truri i njeriut, bukuria, shpirti, histori, teknika dhe tradita.

Studiuesi Curt Sachs ndërtoi diagramin e abstraktit se si formacioni i valltarëve gjate kërcimit është si kur planimetrit e objekteve. Tregojnë jetën reale dhe formën në hapësirë edhe pse hapësira është pa fund.

Vallja me motive nga Reka e Epërme e profesorit nga Prishtina, Haki Mulliqi, nis me këngën dhe melodinë Fusha e Korabit qe interpretohet me shekuj, Ajo tregon histori, jetë nder shekuj. Tregon punën dhe ekzistencën e banorëve neper male e bjeshke se në të kaluarën fshatarësia si koncepti banimi parqet legjitimitetin e civilizimit në arkitekture. Ato pak bjeshkë të maleve ishin fushat e jetës për ato banor.

Kori i grave gege me ton toske tregon autotokësinë ton nder shekuj, tregon bashkimin dhe qëndrueshmërinë. Vallja e Rëndë që lidhet si zinxhir është historia jon nëpër mileniume por këto artis e luajtën me krahët e ngritura si shqiponja u than të tjerëve edhe pse e vodhët e përvetësuat ne prapë fluturojmë të lirë nëpër shekuj edhe sot.

Vargjet e Bagerit dhe melodia e gurit e bënë aset kombëtar. Guri ishte dhe mbeti historia jon gur, gur behet mur. Ai tregon kullat , vatrat tona dhe jetën e rëndë të popullit ton. Por grat e Rekës këtë melodi e kishin përditshmëri dhe e mbanin si “kitka fjokesh me para te bardha”, per treguar se jetojmë dhe qëndrojmë me një fjale ne e duam jetën dhe jeta ;shtë e jona. “Kitkat e flokëve me rroxa e para te bardha” ishin melodi e nuseve të Rekës çdo dit, ato i hiqnin vetëm ne rast vdekje. Kjo melodi ka shumë kuptim me një fjale është oksigjeni jon nëpër shekuj.

Për këtë valle do duhet te shkruajmë shumë, të bëjmë punime shkencore e analiza me konkluzione akademike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se prodhimet tona…