Arrestohet ylli i NBA-s

04 gusht 2022 | 11:25

Ylli i NBA, Iman Shumpert është arrestuar për posedim të substancave narkotike.

“TMZ” raporton se Shumpert është arrestuar në aeroportin e Dallasit, pasi policia e kapi atë më substanca narkotike. Përveç këtyre substancave, kampionit të vitit 2016 në NBA iu gjetën edhe karikator me 14 plumba 9mm, por armë nuk pati në çantën e tij.

Policia e ka dërguar lojtarin në mbajtje, pa ndonjë telashe. Sipas ligjit, nëse shpallet fajtor, Shumpert mund të vuajë deri në dy vite burgim dhe xhobë prej 10 mijë dollarëve.

32-vjeçari ishte nisur për në Los Angeles, por nuk arriti të kompletonte udhëtimin e tij. Shumpert aktualisht është pa skuadër. Në vitin 2020 ai luajti me fanellën e Brooklyn Nets.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka…