![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/krasniqi.png)
Krasniqi mbetet në paraburgim
04 gusht 2022
| 12:44
Gjykata e Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Kësisoj, Krasniqi do të të mbetet në paraburgim. Kështu është bërë e ditur në një dokument të publikuar nga Specialja.
Paneli i Apelit nuk ka evidentuar se në shkallën e parë ka pasur ndonjë ankesë.
Në vendimin për mbajtjen në paraburgim, thuhet se Krasniqi ka rrezik të arratiset, të ndikojë në dëshmitarë dhe në procedurë.