Berisha, afër rikthimit te Prishtina

04 gusht 2022 | 13:12

Basketbollisti i mirënjohur, Dardan Berisha, pritet të kthehet te skuadra e Sigal Prishtinës.

Kështu të paktën raporton Asisti Online, sipas të cilëve lojtari pritet të nënshkruajë.

Sipas po të njëjtit burim, ka mbetur vetëm çështje zyrtarizimi kjo lëvizje. Berisha së fundi ishte i klubit të vendlindjes, Pejës. Ai po ashtu pati karrierë fantastike edhe në Evropë, ku luajti në Kroaci, Itali, Çeki e Poloni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festivali “Sunny Hill” do të nis sot më 4 gusht…