AAK-ja kërkon nga qeveria që në dialogun e Brukselit të mos diskutohet për çështje teknike

06 gusht 2022 | 06:07

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur mbledhje të Kryesisë, në të cilën është kërkuar vazhdimi i agjendës së dakorduar me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, drejt përmbylljes së dialogut për njohje reciproke me Serbinë.

Po ashtu Kryesia e Aleancës, ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa, e të mos diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Kryesia vlerëson lartë qeverisjen në komunat e udhëhequra nga Aleanca, që për transparencë e performancë janë vlerësuar kampione në Kosovë, në raportet e organizatave ndërkombëtare”.

“Kryetarët e komunave që udhëhiqen nga AAK, kanë shprehur shqetësimin për vonesën e lëshimit të mjeteve për komunat si dhe qasjen jo miqësore të qeverisë qendrore ndaj komunave. Suficiti i lartë buxhetor që pritet këtë vit, mund të konsiderohet edhe dështimi më i madh i qeverisë”, ka njoftuar AAK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, shpjegoi situatën në raport me…