Në dy raste të ndara arrestohen katër të dyshuar për kultivim dhe trafikim me narkotik

06 gusht 2022 | 06:12

Rasti i parë: Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjilan, pas hetimit preliminar, kanë arritur të sigurojnë të dhëna se disa të dyshuar janë të përfshirë në vepra penale që lidhen me narkotikët.

Pas marrjes së urdhëresës nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjilan, në dje në orën 09:30, janë kontrolluar objektet e dy të dyshuarve: L.K., (viti i lindjes 1999, mashkull, kosovar) dhe M.K., (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar).

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova: substancë narkotike-marihuanë me peshë prej 121.2 gr.; nëntë bimë kanabis–sativa; një armë gjahu dhe 159 copë fishekë.
Dy të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Rasti i dytë: Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Ferizaj, pas pranimit të një informate se në një shtëpi banimi në fshatin Paldenicë – Hani i Elezit është duke u kultivuar kanabis-sativa, kanë realizuar kontroll në atë lokacion.

Gjatë kontrollit është gjetur një laborator i improvizuar në të cilin kishin qenë duke u kultivuar bimët kanabis-sativa.

Si prova materiale janë konfiskuar 26 bimë kanabis-sativa dhe janë sekuestruar disa pajisje që janë përdorur në atë laborator. Lidhur me këtë, policia ka arrestuar dy të dyshuar: A.B., (viti i lindjes 2003, mashkull, kosovar) dhe A.B., (viti i lindjes 1996, mashkull, kosovar).

Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…