Tahiri: Përmes mbështetjes së Britanisë do ta fuqizojmë sundimin e ligjit

03 korrik 2018 | 18:20

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar të martën drejtorin e përgjithshëm për çështje politike të Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, kryesuesen e Zyrës përgjegjëse për Kosovën në Zyrën e Jashtme, Catherine Barnes, si dhe ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell. 

Në këtë takim është diskutuar mbi gjendjen në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë bashkëpunimin e ndërsjellë në reformën gjyqësore, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me këtë rast ministri Tahiri ka shprehur vendosmërinë në arritjen e rezultateve konkrete në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe fuqizimit të sistemit gjyqësor.

“Përmes këtyre ndryshimeve ligjore, apo inicimit të diskutimeve përmes platformës së rishikimit funksional, synojmë arritjen e sundimit të ligjit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe ngritjen në efikasitet dhe llogaridhënie të këtij sistemi”, ka theksuar Tahiri.

Kurse drejtori i përgjithshëm për çështje politike i Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, ka theksuar se përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Kemi diskutuar bashkëpunimin bilateral me ministrin Tahiri dhe kam shprehur vendosmërinë tonë që të mbështesim më tutje reformat e nevojshme”, ka deklaruar ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi,…