11 njerëz të vdekur pas përplasjes së një autobusi në Kroaci
06 gusht 2022
| 10:24
Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëshqitjes së një autobusi nga rruga në veriperëndim të Kroacisë, në orët e para të së shtunës.
Autobusi ka targa polake, ka thënë policia.
Zyrtarët policorë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Segmenti i rrugës që çon drejt kryeqytetit kroat Zagreb, është mbyllur për trafik.