Në dy ahengje policia konfiskon dy armë

07 gusht 2022 | 10:46

Në orët e mbrëmjes së datës 6 gusht 2022, njësitet policore në Vushtrri kanë reaguar në dy lokacione ku kishte informacione për të shtëna me armë në ahengje.

Informata për të shtëna ishin raportuar në dy lokacione të ndryshme në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy lokacionet të konfiskohen dy armë të llojit pistoleta, një fishek dhe katër gëzhoja, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët në ahengje, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës’.

Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje është i sanksionuar me ligj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në dokumente…