Rrezikoi të mbytej në plazhin e ‘Ujit të Ftohtë’, shpëtohet 60-vjeçarja

07 gusht 2022 | 15:36

Një 60-vjeçare, e cila ka rrezikuar mbytjen në plazhin e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë është shpëtuar.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasen D.M, 60 vjeç.

“Sot, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, shtetasja D. M., rreth 60 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin ‘Uji i Ftohtë’. Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, informuan blutë e Vlorës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka nderuar me mirënjohje…