![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/ballkani.jpg)
UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e kthimit të Ballkanit ndaj Klaksvikut
07 gusht 2022
| 15:44
Ballkani dhe Klaksviku do të përballen në javën e ardhshme, në kuadër të ndeshjes së kthimit në Ligën e Konferencës. Ballafaqimi do të zhvillohet më 11 gusht, në stadiumin “Torsvollur”, të Torshavnit.
Përballja e parë përfundoi në të mirë të skuadrës së Suharekës, pasi triumfoi me rezultat 3-2. UEFA ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë, të cilët janë nga Gjeorgjia. Goga Kikacheishvili do të jetë gjyqtari kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Davit Gabisonia dhe David Chigogidze. Ndërkohë Irakli Kvirikashvili është caktuar si gjyqtar i katërt.