Moti për pesë ditët e ardhshme

07 gusht 2022 | 17:02

Mot jo stabil pritet në javën e dytë të gushtit. Sipas Prishtina Weather do të ketë rrebeshe e bubullima, derisa vende-vende ditën e martë pritet edhe stuhi shiu me breshër.

Temperaturat priten të shënojnë rënie edhe nën vlera normale. Minimalet pritet të luhaten ndërmjet 15 – 17 gradë, e maksimalet deri në 32 gradë ditën e hënë, ndërkaq ditën e mërkurë dhe të enjte pritet të zbresin deri në 25 – 26 gradë.

Më poshtë e gjeni motin për pesë ditët e ardhshme:

8.08 – Nxehtë. Paradite kryesisht me diell. Pasdite vranësira kalimtare, përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.

9.08 – Jo aq nxehtë. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende edhe stuhi shiu e ere, lokalisht edhe mundësi për breshër.

10.08 – Kryesisht me vranësira, orëve të pasdites vende-vende priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

11.08 – Kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

12.08 – Kryesisht me vranësira, pasdite edhe me zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Temperaturat gradualisht në rë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushata e korrje-shirjeve është mbyllur me kohë në komunën e…