Karvani i diasporës në Bogë të Rugovës dhe në Mitrovicë

08 gusht 2022 | 10:34

Të dielën, me moton “Shijo Kosovën”, ekipi i Karvanit të Diasporës qëndroi në Bogë të Rugovës dhe në Mitrovicë.

Në takim me shumë mërgimtarë, të cilët kishin ardhur në Bogë t’i ndiqnin lojërat tradicionale rugovase, u bisedua për programin e diplomacisë qytetare që ofron ministria për studentët nga diaspora, por edhe për mundësinë që bashkatdhetarët të japin propozime e sugjerime për institucionet tona.

Me ekipin e Karvanit ishte e pranishme edhe zëvendëskryeministrja,njëherësh ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, e cila para të pranishmëve të shumtë u paraqit me një fjalë pëshëndetëse.

Pas Bogës, Karvani vazhdoi për në Mitrovicë, ku u ndal te sheshi i qytetit për bashkëbisedim me qytetarë dhe më pas, në Muzeun e qytetit u shfaq filmi “Zgjoi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i burgosur ka vdekur të dielën rreth orës 4…