Gashi: Kryeministri e ka obligim kushtetues të udhëheq dialogun

03 korrik 2018 | 22:24

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se LDK-ja është për dialog dhe se këtë koncept kjo parti e ka pasë që shumë vite.

Ai në “Debat Plus” në “RTV Dukagjini”, ka thënë se duhet të dihet kush e ka obligim kushtetues, për t’i udhëhequr këto negociata.

“Kemi pas disa deklarata të kryeministrit, i cili ka thënë se nuk është i gatshëm apo nuk është i aftë për t’i udhëhequr këto negociata, sepse nuk është marrë me këto tema. Ai si kryeministër e ka për detyrë me krye këtë punë. Nuk është çështje vullneti apo dëshire, kjo detyrë është e pa transferueshme për çfarëdo kryeministri, kushdo qoftë ai”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Gashi ka thënë se Kosova ka institucione përfaqësuese, dhe ato institucione duhet të marrin përgjegjësi.

“Kjo përgjegjësi është obliguar nga vota e popullit, prandaj nuk mundë të ndahet me disa organizata të shoqërisë civile. Institucionet e zgjedhura të popullit marrin përgjegjësi, nëse janë të pa afta me marrë këtë përgjegjësi, duhet ta tregojnë këtë paaftësi”, ka deklaruar më tej Gashi.

Ai e ka mirëpritur kontributin e shoqërisë civile, por vendimmarrja për dialogun duhet t’u takojë institucioneve kushtetuese.

“Shoqëria civile mund të jetë lehtësuese e dialogut, por jo si vendimmarrëse. Ajo nuk mund të merr vendime në emër të institucioneve kushtetuese”, ka thënë më tej Arben Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një valë e re e refugjateve që vijnë kryesisht nga…