Vetura me targa nga Kosova aksidentohet në Shqipëri, katër të lënduar (video)

08 gusht 2022 | 11:46

Katër persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër.

Njëri nga ta është në gjendje të rëndë. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në këtë aksident të përfshira janë një veturë Audi A6 me targa të Kosovës dhe një xhip Mitsubishi me targa greke, raporton “Abcnews.al”.

Si shkak dyshohet të jetë tejkalimi i gabuar i veturës me targa të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e fitoi ndeshjen miqësore ndaj UNAM Pumas me rezultat…