Ukraina arreston 400 bashkëpunëtorë të dyshuar rusë
09 gusht 2022
| 08:55
Qindra njerëz u arrestuan në rajonin Mykolaiv të Ukrainës jugore të dyshuar për bashkëpunim me forcat ruse, ka bërë me dije Dmytro Marchenko, gjeneralmajor i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan “Sky News”.
“U gjetën prova mbështetëse që vërtetonin se çdo i arrestuar u dha informacion të vlefshëm”, u shpreh ai.
Arrestimet u kryen nga ora 23:00 të 5 gushtit deri në orën 5 të mëngjesit të 8 gushtit.