Gjilani transferon sulmuesin Solomon

11 gusht 2022 | 12:00

SC Gjilani ka arritur që t’i shfrytëzoj orët e fundit të merkatos për t’u përforcuar në fazën e sulmit.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani të shtunën do ta nisë sezonin 2022/2023 në Superligën e Kosovës në ndeshjen ndaj FC Ferizajt.

Gazeta Enigma mëson se SC Gjilani ka arritur marrëveshje që ta transferoj Theophilus Solomon i cili para pak ditëve i cili ishte pjesë e FC Ballkanit.

Gjilani ka arritur që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit 26-vjeçar nga Nigeria në orët e fundit të merkatos verore. Solomon sipas transfermarkt.com ap vlerën e 250 mijë eurove në tregun e transferimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV) në Prishtinë në një konferencë për media…