![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/Covid-19-Lajmi-i-fundit-coronavirus.jpg)
Një i vdekur dhe 780 raste të reja me Covid në Kosovë
11 gusht 2022
| 12:15
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar raportin 24-orësh të rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka ndërruar jetë një person i infektuar me Covid-19.
Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar 780 raste pozitive me koronavirus në vend, ndërsa janë shëruar 1 mijë e 562 qytetarë.
Aktualisht në vendin tonë janë 7 mijë e 221 raste aktive me Covid-19.