Takimi Kurti – Vuçiq, pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për personat e pagjetur

11 gusht 2022 | 12:22

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 18 gusht në Bruksel.

Në këtë takim pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur, raporton gazeta serbe “Nova”.

Agjenda ende nuk dihet për publikun, derisa pala serbe pret që në Bruksel të diskutohet për targat e veturave dhe dokumentet e identifikimit, siç shkruan gazeta kjo është një çështje e kthyer për Prishtinën.

Sipas gazetës “Nova”, nënshkrimi i kësaj deklarate pritet të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe konsiderohet si hap i madh në marrëdhëniet mes dyja palëve.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukur, Veljko Odaloviq, ka thënë se nënshkrimi i kësaj deklarate ishte diskutuar edhe në raundet e mëparshme.

Odaloviqi ka thënë se teksti në masë të madhe ishte dakorduar, por se ka pasur kërkesë edhe nga Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë njofton se në orët…