Më 19 gusht do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë
12 gusht 2022
| 08:58
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 19 gusht 2022 do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2022. Në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet pesëvjeçar në shumën prej 20 milionë eurosh.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.