55 pacientë me Covid në trajtim mjekësor, përfshirë një foshnje
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë 55 pacientë duke u trajtuar me Covid-19.
Sipas raportit të ShSKUK-së në Klinikë Infektive janë 20 pacientë, ndërsa dy në Mjekim Intensiv.
Gjithashtu, në Pediatri janë dy pacientë dhe 1 në Neonatologji.
Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:
Bazuar në raportet e datës 14 gusht 2022 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, 55 pacientë me Covid-19 janë në trajtim mjekësor.
Raporti i datës 14 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 20 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi,
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë,
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente,
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje,
Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast,
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë,
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë,
Spitali i Pejës, 9 pacientë,
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.