City kërkon 100 milionë euro për Silvën

15 gusht 2022 | 12:25

Barcelona është e bindur se do të mund të transferojë Bernardo Silvan nga Manchester City në këtë afat kalimtar.

Gjiganti katalanas ka kohë që është i interesuar në portugezin, por ende nuk ka bërë ofertë zyrtare.

“The Athletic” raporton se kampioni i Ligës Premier e ka njoftuar Barcelonën se kartoni i Silvas kushton 100 milionë euro. Lojtari po e dëshiron kalimin në “Camp Nou”, mirëpo ka bërë të ditur se nëse lëvizja nuk realizohet, ai është i lumtur të qëndrojë edhe në “Etihad”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidentin e…