Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në Ballkan “Defender Europe 23”

15 gusht 2022 | 20:51

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Kosova do të jetë vend pritës në ushtrimin më të madh të NATO-s në Ballkan “Defender Europe 23”.

Ai ka treguar në një status në Facebook se FSK do të jetë e përfaqësuar në këtë manovër ushtarake me dy regjimente. “Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.  

Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi. Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente.

Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit, nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane”, shkruan Mehaj.

“Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmoj edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë.”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Vesel Bajrami Si shqiptar që jemi ta ngrisim zërin…