Haradinaj: Të gjithë duhet të jemi të përfshirë në dialog me Serbinë

04 korrik 2018 | 16:57

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar përfshirjen e të gjithëve në fazën finale të dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se janë duke u përballur me tema të cilat nuk kanë marrë zgjidhje më vite.

“Si Qeveri zbatuese po përballemi më shumë tema që nuk kanë marrë zgjidhje me vite. Sot kemi Trepçën me statut, kemi energji stabile dhe po e arrijmë pavarësinë energjetike, po i trajtojmë kërkesat dhe problemet e komunave, të anashkaluar për një kohë të gjatë. Të gjithë duhet të jemi të përfshirë në dialog me Serbinë në këtë fazë finale. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani liberalizimi i vizave është vullnet politik. Për këto dhe shumë çështje tjera, ndiqeni sot intervistën time në televizionin ‘T7’, me Arsim Lanin, në emisionin Frontal, duke filluar nga ora 17:10”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës, kurse…