Pas presidentit Biden, edhe zonja e parë e ShBA-ve infektohet me Covid-19

16 gusht 2022 | 16:51

Zonja e parë e SHBA-ve, Jill Biden rezultoi pozitive për Covid-19 dhe po kalon simptoma të lehta, tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se presidenti Joe Biden ka vazhduar të rezultojë negativ pasi u shërua së fundmi nga virusi.

Zonja e parë 71-vjeçare rezultoi negative më herët të hënën, si pjesë e rutinës së saj të rregullt të testimit, por një test PCR i marrë pasi ajo zhvilloi simptoma të ngjashme me të ftohtin doli pozitiv, tha zëdhënësja e saj Elizabeth Alexander.

Presidenti Biden do të mbajë një maskë për 10 ditë kur është brenda dhe kur është në afërsi me të tjerët, sepse ai konsiderohet një kontakt i ngushtë i zonjës së parë, sipas udhëzimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ai planifikon të kthehet në Uashington të martën për të nënshkruar një projekt-ligj historik për ndryshimet klimatike dhe kujdesin shëndetësor pasdite, përpara se të vazhdojë në shtëpinë e tij në Wilmington, Delaware.

Jill Biden, e cila si bashkëshorti i saj, është vaksinuar me vaksinën Pfizer të Covid-19, do të izolohet në shtëpinë e saj të pushimeve për të paktën pesë ditë, tha zëdhënësja e saj.

Zonja e parë është aktualisht në Karolinën e Jugut, ku familja Biden ka qenë me pushime, dhe do të kthehet në shtëpi pasi të marrë dy teste të njëpasnjëshme negative për Covid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 12:45, disa policë hetues kanë vërejtur një…