![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/451C9B18-A180-41D0-9395-A18FA01C156A.jpeg)
Memli Krasniqi drekon me presidentin Bajram Begaj në Prizren
16 gusht 2022
| 20:07
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “Facebook” se ka drekuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në Prizren.
Krasniqi e ka cilësuar Prizrenin si kryeqytet historik e kulturor të shqiptarëve.
“Pasdite e këndshme në kryeqytetin historik e kulturor të shqiptarëve, në Prizren, ku drekuam me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe delegacionin e tij, të mirëpritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj”, ka shkruar Krasniqi.