KFOR-i i shton forcat në Jarinjë dhe Bërnjak

17 gusht 2022 | 09:01

KFOR-i e ka rritur praninë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak si dhe aktivitetet patrulluese në atë zonë me qëllim të rritjes së vetëdijes për situatën.

Këto masa janë marrë për të mundësuar që KFOR-i t’u përgjigjet shpejt të gjitha sfidave të sigurisë, ka thënë për “Kosovo Online” Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it.

“Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme”, shtohet në përgjigje.

Në përgjigje thuhet se mandati i misionit të KFOR-it, i cili buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, është që të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Për t’i kryer detyrat e veta, KFOR-i mban një qëndrim të dukshëm dhe të shkathët në terren”, thekson Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës…