Daçiqi e ‘hedh benzinën në zjarr’: Këto ditë po merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë

17 gusht 2022 | 11:38

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq  është bashkuar në histerinë e zyrtarëve serbë të cilët po i thurin lavde presidentit të tyre, Aleksandër Vuçiq para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Daçiqi ka bërë thirrje për unifikim në Serbi, pasi sipas tij në këtë situatë do të zgjidhet një opsion mes luftës dhe paqes.

“Të gjitha subjektet politike në Serbi duhet të jenë të bashkuara në mbështetjen e tyre për presidentin Vuçiq në këto ditë kur praktikisht po merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë”, ka thënë ai për “Tanjug”-un.

Vuçiqi, i cili ka kërcënuar me luftë, sipas Daçiqit “dëshiron ta ruajë paqen”.

Daçiqi i ka bërë thirrje edhe Bashkimit Evropian që të reagojnë kundër Kosovës, e cila sipas tij po merr vendime që “e rrezikojnë paqen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Milazim Krasniqi 1. Borxhi publik i Serbisë është 32…