NBA nis më 18 tetor me një supersfidë

17 gusht 2022 | 14:49

Mungon ende zyrtarizimi, por sezoni 2022-2023 në NBA do të nisë më 18 tetor. Lajmin e konfirmojnë mediet amerikane, që kanë publikuar edhe planin e drejtuesve të NBA-së për mbrëmjen hapëse.

Në fushë do të zbresë skuadra kampione e Golden State, që do të luajë në fushën e saj ndaj rivalëve të Lakersave. Një super-ndeshje, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë që në sfidën e parë LeBron James dhe Stephen Curry. Në këtë ndeshje, kampionët e Warriors do të marrin edhe unazat për titullin e fituar vjet.

Po më 18 tetor do të luhet edhe ndeshja mes Philadelphia e Boston, dy ekipe rivale e pretendente për titull në Konferencën e Lindjes. Pra, një start i fortë i sezonit, ky yjet e NBA-së do të zbresin menjëherë në parket.

Më 18 tetor takohen:
Golden State – Lakers
Philadelphia – Boston

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën janë shpallur nikoqirët e katër turneve kualifikuese, që…