Perez: Mbappe është bërë pishman që nuk erdhi në Real

18 gusht 2022 | 13:56

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, është bërë sërish protagonist me batutat e tij. Këtë herë ai është marrë me sulmuesin e PSG-së, Kylyan Mbappe.

Vetëm pak ditë më parë, i pyetur nga një tifoz për rikthimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos në Madrid, Perez iu përgjigj se nuk kishte ndër mend të rikthente një 38-vjeçar. Qëndrimi i tij shkaktoi zemërim në familjen Ronaldo, që iu kundërpërgjigj me anë të së motrës.

Pas takimit kundër Almerias, Perez ka lëshuar batutën e radhës. Numri një i Realit është pyetur nga një tifoz në lidhje me Mbappen, teksa përgjigjja e tij ka qenë epike: “Mbappe? Besoj se do të jetë bërë pishman që nuk erdhi”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prononcimi i përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrel…