Miftaraj paralajmëron se Ligji i ri i Pagave mund të rrëzohet sërish nga Kushtetuesja

19 gusht 2022 | 13:49

Para pak ditësh ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është proceduar Projektligji për Pagat dhe Projektligji për Zyrtarët Publikë.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas procedimit të këtyre dy projektligjeve.

Miftaraj ka thënë se në lexim të parë dhe pa bërë analiza të thella, Projektligji për Pagat nuk e kalon filtrin e Gjykatës Kushtetuese. “Draftligji për Pagat: Në lexim të parë dhe pa bërë analiza më të thella, me kushtin që koeficienti është 120 euro, sikurse po theksohet në publik dhe nëse draftet e ligjit dhe dokumentet përcjellëse që kanë dalë në publik janë dokumente që do të dalin në konsultim publik, draftligji aktual nuk e kalon filtrin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.

Më tutje,  Miftaraj ka shtuar se me projektligjin aktual ulen ndjeshëm pagat e prokurorëve, gjykatësve, dhe kjo qasje sipas tij cenon sigurinë juridike. “Me draftligjin aktual ulen ndjeshëm pagat e prokurorëve, gjykatësve të gjykatave të rregullta dhe gjykatës kushtetuese, shërbimit diplomatik, etj. Një qasje e tillë cenon sigurinë juridike dhe financiare të secilit zyrtar publik që i zvogëlohet paga. Nëse nuk ndryshojnë koeficientet, nuk ndryshohet krejtësisht qasja në këtë hartimin e këtij ligji, i njëjti është hartuar për të mos hyrë në fuqi, ose edhe mund të fitohet besimi se drafti aktual është për të blerë kohë. IKD-ja do të marr pjesë në konsultime publike dhe do të të hartojë dhe publikojë raporte analitike për dy draftligjet, për Paga dhe Zyrtarët Publikë”, ka  thënë Miftaraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët hasin përditë situata nga më të ndryshmet dhe natyrisht…