KFOR-i shton aktivitet patrulluese në veri dhe prezencën në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak

19 gusht 2022 | 14:00

KFOR-i ka njoftuar se ka shtuar aktivitetet patrulluese në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak që të reagojë shpejt ndaj të gjitha sfidave të sigurisë.

Kështu ka konfirmuar për  portalin “Dukagjini”, zyra për media e KFOR-it.

Po ashtu, KFOR-i ka njoftuar se këto masa janë marrë për të mundësuar të reagojë shpejt ndaj gjitha sfidave të sigurisë.

“Ne duam të sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse është nevoja”, është thënë në përgjigjën e  zyrës për media të KFOR-it.

Sipas njoftimit, KFOR-i ka thënë se në mandatin që ka me rezolutën 1244 të vitit 1999, do të ofrojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndryshe, më 31 korrik, serbët lokalë në veri të vendit kishin vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjak si revoltë ndaj vendimit të 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë për targa dhe dokumentet hyrje-dalje.

Këto barrikada ishin larguar pas shtyrjes së këtij vendimi deri më 1 shtator nga Qeveria e Kosovës, vendim ky që ishte në koordinim me akterët ndërkombëtarë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka informacione se në territorin e Kosovës…