Marquez: Synoj të zhvilloj të paktën një garë këtë sezon

19 gusht 2022 | 14:04

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, ka befasuar të gjithë kur ka deklaruar se dëshiron të zhvillojë të paktën një garë këtë sezon, pavarësisht operacionit në shpatull. Ai duhet të rikthehet në pistë vitin tjetër, por ikona e MotoGP ka të tjera plane.

“Pas operacionit qëndrova pushim absolut 6 javë dhe më pas hoqa mbrojtësen e krahut, duke nisur fizioterapinë. Javën e ardhshme do të bëj një kontroll dhe do të më thonë se çfarë do të bëj më tej. Në rast se rezultati do të jetë pozitiv, do të bëjmë një plan se kur mund të kthehem të garoj”, ka thënë Marquez.

“Mendoj se do të kem 70-80% të shanseve për të zhvilluar një garë këtë sezon. Kam shumë dëshirë të zbres në pistë që këtë sezon, por gjithçka do të varet nga kontrollet mjekësore. Para operacionit krahu im kishte limitet e tij, tani dua të shoh se deri ku mund të shkoj”, ka shtuar piloti spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Sali Berisha teksa u pyet në lidhje me faktin…