Petkoviqi: Serbia po punon për zgjidhje kompromisi, Vuçiqi flet të dielën

19 gusht 2022 | 14:07

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk do t’i drejtohet publikut të premten, siç është njoftuar një ditë më herët nga Brukseli.

Por, adresimin do ta bëjë të dielën, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas tij, Serbia është duke e bërë të pamundurën për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

“Presidenti e shtyu fjalimin e tij sepse nuk mund të pajtohet me faktin se nuk kemi zgjidhje… Sepse nuk mund të pajtohet me faktin se ne kemi konflikte në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe prandaj gjatë gjithë ditës së djeshme, por edhe mëngjesin e sotëm, ai po punon për gjetjen e një zgjidhjeje. Presidenti Vuçiq të dielën do të flasë për gjithçka, për dialogun, për detajet, për propozimet, se si është sjellë (kryeministri i Kosovës) Kurti, si dhe çfarë duhet të bëjmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, për të ruajtur jetën e popullit tonë në Kosovë”, ka thënë Petkoviqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, ka befasuar të gjithë…