Erdogani do të diskutojë me Putinin për centralin bërthamor të Zaporizhjas
19 gusht 2022
| 15:37
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, pas takimit që pati me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se e ka në plan që ta diskutojë çështjen e centralit bërthamor të Zaporizhjas me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Rusët e kanë marrë kontrollin e kësaj zone, pak pas nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt.
Duke folur për media pas kthimit nga Ukrainë, Erdogani e quajti situatën në Zaporizhja, centrali bërthamor më i madhi në Evropë, “një kërcënim për botën”.
Më 18 gusht në Lviv të Ukrainës, Zelensky është takuar me Erdoganin dhe sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku kanë diskutuar për centralin bërthamor të Zaporizhjas.