Berisha: Takimi Kurti-Vuçiq ishte pozitiv

19 gusht 2022 | 15:40

Lideri historik i të djathtës shqiptare, Sali Berisha, e ka konsideruar pozitiv takimin e nivelit të lartë drejtues në dialogun Kosovë-Serbi, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Takimi i zhvilluar të enjten në Bruksel, sipas Berishës, reflekton pozitivitet ndonëse nuk u arrit asnjë marrëveshje mes palëve.

Berisha, në një paraqitje para medieve të premten, o ka konsideruar “shumë të rëndësishme” takimet e ndara të liderëve të Kosovës e Serbisë me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Në Bruksel ka pasur zhvillime shumë të rëndësishme për rajonin. E kam quajtur dhe e konsideroj të një rëndësie shumë të madhe, takimin që u zhvillua në selinë e NATO-s, midis Sekretarit të Përgjithshëm , Presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim, Stoltenberg, përsëriti vendosmërinë e NATO-së për të garantuar stabilitetin e Kosovës. Stabiliteti i Kosovës është për rajonin dhe më gjerë dhe këtu morën një mesazh të fortë dhe të qartë, të gjithë ata që punojnë për projektin e Putinit në Ballkan, Aleksandër Vuçiq por dhe si vëllai i tij Edi Rama”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se Beogradi duhet të heqë dorë nga projekti i Rusisë në Ballkan, e që sipas tij, është “hapja e një konflikti të ri” në rajon.

“Një takim mund të themi, edhe pse nuk pati rezultatet konkrete për çështjet, ishte pozitiv sepse të dy palët ranë dakord që të mos bëjnë shumë diplomacinë e altoparlantit po të vazhdojnë bisedimet dhe negociatat dhe urojmë që të dominojë arsyeja. Beogradi të heqë dorë nga projekti i Putinit për të hapur një konflikt të ri në Ballkan”, tha ai.

“Të gjitha që unë kam lexuar, deklarata të paanashme, flasin se çështja e targave dhe letërnjoftimeve siç e kërkon qeveria e Kosovës është e parashikuar në marrëveshjet e mëparshme të arritura midis dy palëve në Bruksel. Sidoqoftë, unë mendoj dhe besoj se dialogu midis palëve është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës të krijuar nga qëndrime absolutisht të pambështetura në marrëveshje të Vuçiq ndaj problemit të targave dhe letërnjoftimevetë serbëve në Kosovë“.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, pas takimit që pati me…