Amerika shton trupat mbrojtëse ushtarake në Kosovë

19 gusht 2022 | 19:09

Batalioni i Parë, Regjimenti 131 i Avicacionit (Alabama National Guard) do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë.

Kjo është konfirmuar nga vetë garda nacionale përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’.

“Ju lutemi bashkohuni me ne në dërgimin e urimeve dhe mbështetjen tonë të plotë me Ushtarët e Batalionit të Parë, Regjimentin 131 të Aviacionit ndërsa ata vendosen në mbështetje të Operacionit Joint Guardian dhe misioneve paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë”, është thënë nga kjo organizatë.

Batalioni i Parë, Regjimenti 131 i Aviacionit është një batalion helikopterësh i Ushtrisë Amerikane.

Batalioni aktualisht fluturon me avionë UH-60 Blackhaëk. Baza e tyre është në Dannelly Field, Alabama dhe Mobile, Albama si pjesë e Brigadës 131 të Aviacionit të Gardës Kombëtare të Alabamës.

Për pjesën më të madhe të dekadave të fundit, personeli i Gardës Kombëtare zakonisht ka shërbyer një fundjavë ose dy javë në vit në një pjesë të vogël të secilës njësi që punonte për Gardën me kohë të plotë.

Në fillim të vitit 2007 u njoftuan planet e reja të formimit të forcave të Ushtrisë Amerikane.

Plani i ri parashikonte që çdo njësi e Gardës Kombëtare të shërbente një vit në detyrë aktive për çdo pesë vjet shërbim.

Më 8 korrik edhe bundestagu gjerman ka miratuar me shumicë votash zgjatjen e misionit të trupave gjermane në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Rreth 400 ushtarakë të ushtrisë gjermane (Bundesëeher-it) do të vazhdojnë të jenë të stacionuar në Kosovë si pjesë e misionit ndërkombëtar.

Ushtarët gjermanë janë vendosur në Kosovë qysh nga viti 1999 kur përfundoi lufta.

Debati për vazhdimin e misionit në Kosovë brenda Bundestagut ishte marrë kryesisht me nevojën e vazhdimisht për disa arsye, ku është shpjeguar edhe situata aktuale.

Sipas qeverisë gjermane “situata e sigurisë është ende kryesisht e qetë dhe stabile. Megjithatë, ka ende potencial për konflikt dhe përshkallëzim, veçanërisht në veri të vendit, dhe ende ka marrëdhënie të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Duke parë veriun e vendit, situata e brendshme politike në Kosovë është ende e brishtë. Në sfondin e luftës ruse të agresionit në Ukrainë, shqetësimet për përpjekjet ruse për destabilizimin po rriten”, vazhdon komenti i qeverisë gjermane.

Sipas projektligjit, bazat ligjore për misionin mbeten, ndër të tjera, Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe vendimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut i vitit 1999 për misionin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…